Sipas deklarimit, Grubi dyfish më i pasur se Ahmeti

Si zyrtarë i katërt të cilit Telegrafi Maqedoni do t’ia publikojë pasurinë është shefi i kabinetit të Ali Ahmetit dhe deputet në kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi i cili pasurinë e tijë e ka paraqitur në këtë komision.

Zyrtarisht, Artan Grubi ka pasuri prej: 17.258.683 denarë apo në kundërvlerë me euro: 280629 euro.

Duke e krahasuar pasurinë e Grubit me të kryetarit të tij, duket se Artan Grubi është 2.5 herë më i pasur se Ali Ahmeti.

Më poshtë, Telegrafi Maqedoni ju sjell në detaje pasurinë e shefit të kabinetit të Ali Ahmetit dhe deputetit në kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi.

-Banesë prej 115 metër katrorë që kap vlerën prej: 1.626.016 denarë apo në kundërvlerë me euro: 100.000 euro. Këtë banesë Grubi e ka blerë në vitin 2008 nëpërmjet një kontrate për shit-blerje.

-Banesë prej 90 metër katrorë që kap vlerën prej: 1.138.211 denarë apo në kundërvlerë prej 70.000 euro. Këtë banesë Grubi e ka blerë në vitin 1975 me një kontratë për shit-blerje.

-Banesë prej 90 metër katrorë që kap vlerën prej: 1.138.211 denarë apo në kundërvlerë prej 70.000 euro. Këtë banesë Grubi e ka blerë në vitin 2008 me një kontratë për shit-blerje.

-Veturë Audi A6 e viti 2007 që kushton 325.203 denarë apo 20.000 euro. Këtë veturë Grubi e ka blerë me një kontratë për shit-blerje.

-Veturë Citroën Xsara e vitit 2001 që kushton 48.780 denarë apo 3.000 euro. Edhe këtë veturë Grubi e ka blerë me një kontratë për shit-blerje.

-Kartela kursimi me deviza në euro prej 329.300 denarë apo në kundërvlerë me euro: 20.252 euro. Këtë pasuri Grubi nuk e ka paraqitur se si e ka fituar dhe nga ku e ka marr.

-Kartelë kursimi në denarë që kap vlerën e 23.184 denarë apo në kundërvlerë me euro: 376 euro.

Për këtë, Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me email dhe telefon me Artan Grubin rreth pasurisë së tij.

Ai u pyet nga Telegrafi Maqedoni për dy pyetje që në listën e pasurive nuk parashtrohen nga Komisioni për Pengimin e Korrupsionit:
1. A ka ndryshuar gjendja e pasurisë suaj nga momenti i publikimit? (Nëse po, na perditëso me informacione)
2. Si e keni arritur ju këtë pasuri?

Përgjigja e Grubit për pasurinë e tij është ”Që nga viti 1998 e gjer në vitin 2011 kam punuar për organizata dhe institucione të komunitetit ndërkombëtar në vend dhe jashtë, gjithnjë me të ardhura të larta mujore me standarde Evropiane dhe që tejkalojnë mesatarën në Maqedoni, të cilat më mundësuan që t’a kam mirëqenien normale familjare. Çdo gjë që posedoj, sa do e paktë të jetë në krahasim ndoshta me pritshmëritë, është arritur nga puna që kam bërë me komunitetin ndërkombëtar për afërsisht 14 vjet. Rroga e Deputetit është rroga më e ulët që e kam marrë ndonjëherë në jetë në krahasim me vendet e tjera të mia të punës. Ndërsa posedimet e mia, të vëllezërve dhe prindërve të mi, janë raportuar me rregull pranë Komisionit AntiKorrupcion dhe ndryshimi i vetëm gjatë mandatit tim dyvjeçar të Deputetit është zvogëlimi i kursimeve në llogarinë bankare gati se për 100%.” shkruan Artan Grubi.