Sipas mediave britanike, BE poshtëron kryeministren May

Kryeministrja britanike, Theresa May është poshtëruar nga udhëheqësit BE-së, sipas shtypi britanik që në unanimitet ka përshkruar kryeministren konservatore në samitin e Salzburgut si ”të zënë në pritë”.

Një përpjekje taktike e bashkëbiseduesve europianë, sipas Theresa May, ndërkohë që opozita laburiste kërkon nga kryeministrja të heqë dorë nga linjat e kuqe dhe të zbusë pozicionin e Londrës.

Por, paradoksalisht, sidomos disidentët në radhët e konservatorëve, disa ditë nga një kongresi i partisë që rrezikon të kthehet në një proces për udhëheqjen e saj, kërkojnë ndryshimin e kursit në favor të një ”divorci” më shumë neto dhe të një marrëveshjeje minimale me Brukselin, pra thjesht marrëveshje tregtie të lirë në modelin që Bashkimi Europian ka me Kanadanë.

Në çdo rast, tonet po bëhen më të nxehta.

Disa prej titujve kryesorë të gazetave marrin sidomos në shënjestër presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili konsiderohet si drejtuesi i vijës së ashpër kundrejt Londrës.

Një Emmanuel Macron, të cilin tabloidi ”The Sun” i Rupert Murdoch nuk heziton ta veshë si gangster, ndërkohë që u bën thirrje britanikëve për një reagim krenarie kundër atyre që tabloidi i quan “minj të ndyrë”.

Lini Një Koment