Situatë e re në Kosovë, pas vizitës së delegacionit amerikan

Pas këtyre takimeve mes krerëve të shtetit dhe zyrtarëve amerikanë, do të ketë një momentum të ri që do të sjellë një situatë të re ku gjendet Kosova dhe dialogu, thotë Murtezaj, transmeton Gazeta Metro.


Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se beson që pas takimeve të delegacionit amerikan me krerët e shtetit do të ketë një situatë të re.

“Besoj që pas këtyre takimeve do të ketë një momentum të ri që do të sjellë një situatë të re ku gjendet Kosova dhe dialogu”, ka thënë ai në RTK 3.

Ai ka bërë thirrje unitet nga Kosova përballë dialogut me Serbinë.

“Saherë që Kosova nuk ka qenë unike pozicioni negociator është me i vogël, prandaj sa më shpejt duhet që Kosova të përcaktojë objektivat dhe t’ i japë mbështetje spektrit politik”, ka thënë ai.

Kujtojmë se, Presidenti Thaçi, bashkë me Kryeministrin Haradinaj, sot kanë zhvilluar një takim me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley.

Ju kujtojmë se, Haradinaj as pas takimit të sotëm s’e ka menduar heqjen apo pezullimin e taksës, deri në siç thotë ia, ‘njohjen e Kosovës nga Serbia’.

Por, ndryshe nga kryeministri, presidenti i vendit Hashim Thaçi, kërkoi që sa më shpejtë të veprohet lidhur me këtë çështje, në përputhje me këshillat e SHBA’së.

Lini Një Koment