Sizmologu kosovar tregon tri zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë

Drejtori i Institutit Sizmik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka deklaruar se edhe Kosova ka zonat e rrezikshme të saja nga tërmetet që mund të ndodhin, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa tha se zonat veriore e Kosovës, ajo e Anamoravës dhe Dukagjinit janë zonat më të rrezikshme nga tërmetet që mund të ndodhin.

“Janë tri zona më të rrezikshme të Kosovës, është zona veriore e Kosovës, pra Mitrovicë-Leposaviq, Zona e Dukagjinit, nga Istogu deri në Prizren dhe është zona Ferizaj-Viti- Gjilan. Këto zona janë më të prekura nga tërmetet, por nuk duhet të injorohen edhe zona e Prishtinës apo zonat tjera, për shkak se sot ka pasur tërmet në Shqipëri dhe është ndjerë në Kosovë, prandaj nëse kemi ndonjë tërmet të fuqishëm 6.0 apo 6.3 me shkallë të Riterit, fatkeqësisht ajo për disa sekonda mund të mbërrijnë nga cila do zonë e Kosovës në Prishtinë”, tha Mustafa në RTV Dukagjini, shkruan Gazeta Metro.

Mustafa tha se duhet të ketë kujdes nga ndërtimet e larta në Prishtinë që kanë ndodhur pas luftës, ndërtime këto që nuk i plotësojnë shumicën e kritereve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme