Skandal, një burrë i zhveshur niset drejt Komunës së Tetovës (FOTO+18)

Tetova dhe Maqedonia po tronditet nga një skandal i madh që këtyre ditëve ka ndodhur afër gjimnazit Kiril Pejcinoviq në Tetovë, raporton TetovaSot. Një burrë i zhveshur shihet duke shëtitur lirshëm nëpër këtë rrugë, duke ecur në drejtim të Xhamisë së Pashës, njofton TetovaSot.

Burri i zhveshur nuk dihet i cilit nacionalitet është, por ai ka befasuar të gjithë ata që e kanë parë dhe është një fenomen që nuk ka qenë më herët i njohur në Tetovë.

Edhe pse kjo foto është bërë në periudhën kur nxënësit janë në pushimin veror, kjo gjë po i frikëson prindërit e nxënësve të cilët nuk e dinë se në çfarë rrethana dhe me çfarë njerëz mund të përballen rrugës.

Nuk kemi të dhëna rreth identitetit të tij, dhe nuk dihet se a është me të meta mendore apo veç ka dal zhveshur për të tërhequr vëmendjen e opinionit. Po ashtu, raportohet se i njëjti është parë edhe në drejtim të objektit të Komunës së Tetovës.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë