Skandaloze, edhe komandant Sokoli shpallet “veteran mashtrues” i UÇK-së

Skandalet me listat e prokurorit Elez Blakaj nuk kanë fund. Edhe një nga figurat më të njohur të UÇKsë në Kosovë dhe Maqedoni, Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli, sipas listave të Blakajt, është shpallur në listën e “veteranëve mashtrues”, shkruan Gazeta Lajm.

Ky skandal ka shkaktuar revoltë si te familjarët, poashtu edhe te bashkëluftëtarët e Komandant Sokolit, kurse rrjetet sociale janë mbushur përplot me fotografi të Sami Ukshinit gjatë kohës sa ka qenë në UÇK.

“Sipas listave të cilat u publikun, te gjoja lista e mashtruesve të veteranëve qenka edhe Sami Ukshini Komandant Sokoli. Edhe shumë luftëtarë të vërtetë i kishte futur në atë listë si mashtrues. Turpi qoftë mbi atë “prokuror”, mashtruesi më i madhi qenka vetë Blakaj”, ka reaguar Xhafer Ukshini, vëllai i Sami Ukshinit-Sokolit.

Sokoli ishte pjesë e Grupit të Kumanovës dhe për momentin gjendet në burgjet maqedonase.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme