Skriniar me kontratë të re tek Interi

Milan Skriniar raportohet se është pajtuar të nënshkruajë kontratë të re me Interin, që do ta mbajë në Milano deri më 2023.

Mbrojtësi sllovak raportohet se do të fitojë 3 milionë euro në sezon plus bonuset me kontratën e re.

23-vjeçari, sipas “SkySport Italia”, do të nënshkruajë kontratën javën e ardhshme.

Interi kishte paguar 28 milionë euro për ta transferuar Skriniarin nga Sampdoria në verën e vitit 2017.

Lini Një Koment