Sokol Bashota sot në gjyq për akuzat për korrupsion

Ish kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, do të dalë sot para gjyqit në Pejë në procesin në të cilin akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në këtë aktakuzë, bashkë me Bashotën janë edhe Enver Berisha, Fadil Gashi dhe Esat Raci.

Ata akuzohen se në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar sepse në bashkëkryerje pasi kanë rënë dakord që së paku 6 nga 10 banesave në pronësi të Komunës se Klinës t’u caktojnë një çmim për qira për vetveten dhe për eksponentët e partive të tyre politike.

Sipas aktakuzës ketë e kishin bëre pa plotësuar kriteret objektive dhe duke i anashkaluar aplikantët gjendja ekonomike e te cilëve ishte e keqe.

Mbi ish kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota, po ashtu rëndojnë edhe katër vepra penale për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave apo dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare./kallxo.com

Lini Një Koment