Sonda “kamikaze”

Pas një misioni 13-vjeçar e një kosto prej 4 miliardë dollarësh, sonda hapësinore Cassini, të cilës po i mbaron karburanti, do të vetëshkatërrohet me një lëvizje të fundit drejt Saturnit.

Ajo do të hyjë në atmosferën e planetit të unazave me një shpejtësi prej 120,000km/h dhe do të bëhet copash. Shkencëtarët shpresojnë sidoqoftë që të arrijnë të grumbullojnë informacione mbi përbërjen kimike të gazeve të Saturnit përpara se Cassini të humbasë kontaktet me Tokën.

NASA vendosi t’i japë kësisoj fund historisë së kësaj sonde, e cila përcolli gjatë një dekade në hapësirë të dhëna të vyera mbi hënat e Saturnit, përfshirë ato të elementeve për ekzistencën e jetës.

“Në fazën e dizenjimit nuk e kishim idenë se ekzistojnë botë me oqeane në sistemin tonë diellor”, thotë inxhinierja e sistemeve, Morgan Cable.

Këto botë me oqeane mund të nënkuptojnë se ka jetë. Një zbulim i papritur erdhi nga caku jugor i Enceladus, një prej hënave që rrotullohet përgjatë unazave të Saturnit. Aty duket ka një oqean të lëngshëm nëntokë që herë pas here e çan sipërfaqen dhe shpërthen mbi të. Pajisjet e Cassinit mundën të regjistrojnë gazin që dilte nga të çarat. Ekspertët tani dinë se ka kripëra në atë vend, e kjo ka rëndësi për zhvillimin e jetës, së cilës i duhen minerale dhe kripëra për të ekzistuar.

Sonda arriti gjithashtu të dërgonte prova se thellë në këtë oqean ekzistojnë rryma hidrotermale. Në planetin tonë, aty ku ka rryma të forta të tilla, gjenden edhe komunitete të populluara me organizma. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme