Sony po vjen me dy telefona të ri në MWC?

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Thashethemet e kohëve të fundit bëjnë të ditur se Sony do të sjell dy telefona të ri në kongresin teknologjik, Mobile World Congress 2017.

Ky lajm nuk është një risi e veçantë pasi që edhe më herët Sony ka lansuar pajisje të reja në këtë ngjarje. Kështu, i bie që kompania vetëm do të vazhdojë traditën e zakonshme.

 Mobile World Congress 2017 do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm kështu që duhet të presim vetëm edhe disa muaj për të kuptuar se çka ka ndër mend të na sjell Sony.Ende nuk dihet saktësisht se si do të emërohen dy telefonat e ri të Sony, mirëpo sipas spekulimeve pritet që këto pajisje do të quhen Xperia Z2 pasi që do të lansohen pas një viti të plotë prej lansimit të linjës Xperia X.

Detajet rreth specifikave të pajisjeve nuk janë bërë të ditura ende megjithatë, gjatë ditëve në vijim mund të kemi informata të reja mbi telefonat e ardhshëm të Sony.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme