Sot na presin super-sfida në Spanjë dhe Angli

Sot zhvillohen disa ndeshje mjaft interesante në futbollin evropian.

Super-sfidë na pret në ora 18:00 në “Anfield”, ku takohen Liverpool dhe Tottenham.

Paraprakisht, Arsenali pret Hull Cityn ndërsa Manchester United është nikoqir i Evertonit, përcjellë “lajmi.net”.

Në fushat e La Ligas zbresin dy gjigantët Barcelona dhe Real Madrid.

Katalunasit janë mysafirë të Alavesit në 16:15, ndërsa Real Madridi sfidon Osasunan në 20:45. /Lajmi.net/