Sot nis manifestimi ‘Ditët e Diasporës’

Organizuar nga Ministria e Diasporës, sot dhe nesër do të mbahet manifestimi tradicional “Ditёt e Diasporës”.

Ky manifestim nis me aktivitetin “Një lule për Jasharët” ku do të bëhen homazhe në varret e familjes Jashari tek Kompleksi memorial “Adem Jashari”.

Po sot organizohet koncert me orkestrën “Spartiti per Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.

Kurse, neser në Muzeun Etnologjik të Kosovës “Emin Gjiku” behët ndarja e çmimeve “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”, transmeton Klan Kosova.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë