Sot nis Panairi i 20-të i Librit

Panairi jubilar, i 20-të i librit, do të mbahet nga 5-10 qershor 2018 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet sot në orën 18:00 – panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga ora 09:00-20:00.

Në këtë panair pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj do të jetë rreth 1400-1500, ndërsa ai i viteve të fundit, rreth 5000.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme