Sot pasdite publikohet emri i kandidatit për president të koalicionit LSDM-BDI?!

Sot pasdite partnerët e koalicionit qeveritarë LSDM-BDI pritet të shpalosin emrin e kandidatit konsensual për president të shtetit. Deri tani në opinion janë lakuar disa emra, megjithatë ndër emrat më të përfolur mbeten ai i Stevo Pendarovskit, Nikolla Dimitrovit, Radmilla Sheqerinskës dhe Oliver Spasovskit. Megjithatë mbetët të shihet nëse ndonjëri nga këta emra do të merr dritë jeshile për të hyrë në garën për president apo do të del ndonjë emër tjetër.

Ndërkohë VMRO-ja opozitare do të garoj me profesoreshën universitare Gordana Siljanovska, ndërsa opozita shqiptare: Aleanca për Shqiptarët dhe BESA do të mbështesin profesorin Blerim Reka i cili do të garoj si kandidat i pavarur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme