Sot protestohet në Prishtinë kundër krimit e korrupsionit

Qytetarë të prekur pas publikimit të përgjimeve telefonike midis krerëve të PDK-së, njëherësh zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, kanë thirrur për sot protestë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kësaj proteste do t’i bashkohen edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një njoftim të kësaj lëvizje thuhet se Vetëvendosje mbështet fuqishëm protestën e organizuar nga shoqëria civile, meqë sipas tyre reagimi qytetar ndaj një grushti zaptuesish është shpresa e vetme.

“Lëvizja Vetëvendosje mbështet pa rezervë protestën e organizuar nesër nga shoqëria civile kundër krimit e korrupsionit shtetëror. Publikimi i bisedave të fundit telefonike midis krerëve të PDK-së, e ka dëshmuar në zë e në figurë kapjen e shtetit nga strukturat kriminale që gjenden në maje të piramidës shtetërore”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë