Sot takohen Erdogan dhe Putin

Në qytetin rus Sankt Petersburg sot do të tkaohen presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, që duhet të paraqesë hap të ri drejt ngrohjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, pas përkeqësimit të tyre drastik në nëntor të vitit të kaluar, kur forcat turke rrëzuan aeroplanin ushtarak rus mbi kufirin me Sirinë.

Siç vlerësojnë mediumet perëndimore, kjo vizita e parë e Erdoganit në një vend të huaj pas tentimit për grusht shtet më 15 korrik, vjen në kohën kur Erdogani disa herë shprehi pakënaqësi nga “mungesa e mbështetjes nga ana e miqve të tij nga Perëndimi” pas grusht shtetit të parandaluar.

Për dallim nga kritikat drejt Perëndimit, Erdogani shprehi kënaqësi nga reagimi i Rusisë pas tentimit për grusht shtet, duke theksuar se Putin ka qenë në mesin e liderëve të parë të huaj i cili i është paraqitur në telefon natën pas grusht shtetit të parandaluar, si dhe se nuk i ka ndjekur veprimet e liderëve perëndimor të cilët e kritikojnë Ankaranë për shkak të masave rigoroze që i ndërmori pas grusht shtetit.

Sipas paralajmërimeve nga Moska, në takimin Putin-Erdogan do të bëhet fjalë për heqjen e embargos ruse për import të mallrave turke dhe të fluturimeve çarter, për ripërtëritjen e projektit “Rrjedha turke”, për krizën në Siri, për luftën kundër terrorizmit, si dhe për “tema të tjera rajonale dhe ndërkombëtare”.

Këshilltari i Putinit për politikë të jashtme, Jurij Ushakov, javën e kaluar paralajmëroi se në takimin në Sankt Petersburg nuk do të nënshkruhet kurfarë marrëveshje, por vetë akti që Erdogan vendosi që vendi i parë që do ta vizitojë pas tentimit për grusht shtet të jetë mu Rusia, flet për rëndësinë që Ankaraja ia kushton marrëdhënieve me Moskën.

Në prag të shkuarjes në Rusi, Erdogan në intervistë për TASS vlerësoi se kjo paraqet “#vizitë historike” dhe “fillim të ri” në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. “Besoj se në bisedimet me mikun tim Vlladimir do të hapim faqe të re në raportet tona”, shtoi Erdogan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme