Sot u gjenden eshtra, si ndodhi tragjedia me 27 të vrarë në tunelet e Qafë Shtamës më 1997

Banorë të zonës kanë gjetur eshtrat e një personi gjatë ditës së sotme në tunelet e Qafshtamës në Mat.

Pas konstatimit të tyre ata kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke adminsitruar provat.

Dyshohet se eshtrat janë të një viktime të një shpërthimi të vitit 1997″>1997.

Çfarë ndodhi 21 vjet më parë në tunelet e Qafshtamës?

Ajo cilësohet si një ndër tragjeditë më të mëdha gjatë vitit 1997″>1997 në Shqipëri krahas asaj të Otrantos dhe asaj të Levanit në Fier.

Me shpërbërjen e ushtrisë në mars 1997″>1997, repartet ushtarake dhe depot e armëve mbeten në mëshirë të fatit ku çdokush mund të hynte dhe të merrte armë.

Në tunelet e Qafështamës gjendeshin tonelata me predha dhe armë të tjera, të cilët mbetën pa roje.

Banorët e fshatit Selitë u drejtuan drejt këtyre depove duke çmontuar masivisht predhat e artilerisë, të cilat më pas i shisnin për bronz, shkruan Albeu.com.

Në punë e sipër, një shkëndijë zjarri ndezi barutin që gjendej në këmbët e banorëve duke shkaktuar shpërthimin e depove me njerëzit brenda.

Në atë tragjedi të datës 29 prill 1997″>1997 vdiqën 27 persona nga totali prej 200 banorësh që kishte fshati.

Një pjesë prej tyre nuk u gjendën më pas duke bërë të mendohet se eshtrat e gjetura sot mund t’u përkasin njërit prej banorëve të varrosur nga shpërthimi i tunelit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme