Spanja shet 400 bomba në Arabinë Saudite

Shteti spanjoll ka shitur 400 bomba në Arabinë Saudite,  por ata nuk do të përdorën për të vrarë civilët jemenas, ka thënë zëdhënësja e qeverisë Isabel Celaa.

“Qeveria e di se ato që po shiten janë bomba me saktësi të madhe, e cila për rrjedhojë nuk do të bëjë gabime dhe të vrasë Jemenasit”, u shpreh ajo.

Qeveria e re e Spanjës kishte premtuar se do shqyrtojë shitjet e armëve në Arabinë Saudite gjatë muajit gusht, pasi sulmet ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Sauditi në Jemen goditën një autobus me nxënës.

Spanja shiti 270 milionë euro pajisje ushtarake në Arabinë Saudite në vitin 2017, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa eksportet e armëve në Riad përbënin 6.2 përqind të totalit të shpenzimeve të vendit.

Shteti spanjoll është tregtari i shtatë më i madh i armëve në botë me afër 3 përqind të eksporteve botërore.

Lini Një Koment