Spasovski: Ata që krisën nëpër festat e BDI-së nuk do të shpëtojnë!

Ministri për Punë të Brendshme ka reaguar në lidhje me ”festën” me krisma të simpatizantëve të BDI-së në komunën e Tetovës, Strugës, Sarajit dhe Çairit.

Spasovski ka thënë se policia është duke hetuar rastet dhe së shpejti do të del me veprim konkret në këto raste.

”Pas ngjarjeve menjëherë janë marrë masat dhe jemi duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit. MPB-ja nuk vepron në mënyrë selektive. Kjo do të thotë se do të veprojmë njejtë edhe në rastin e Butelit ku një qytetar është fotografuar i armatosur para shtabit të LSDM-së në Butel” tha Spasovski në Kanal 5.
Përndryshe, Spasovski është zotuar se të gjithë rastet ku është rrezikuar jeta e qytetarëve do të marrin dënimin e duhur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme