Speciet që nuk i shqiten pushtetit…

Mentor Kikia

E mbani mend kur Kosova hyri në zgjedhje? LDK, e drejtuar nga Isa Mustafa, vuri përpara një grua të re, Vjosa Osmanin, si imazhin e ri politik. Ne këtu në Shqipëri u bëmë xhelozë, duke thënë: Sa mire, edhe në Kosovë politikanët bëjnë rrotacion natyral. Gjeneratat ia lënë vendin njëra-tjetrës. Burrat e Kosovës i hapën rrugën një gruaje.

Por, pas fustanit të Vjosës fshihej sërish njëri nga ata burra që nuk i shqiten pushtetit, njësoj si ca syresh këtu ndër ne, që do të vdesin në karrigen e deputetit apo kryetarit të partisë.
Isa Mustafa e përdori Vjosën sa për imazh dhe tani po mban peng krijimin e institucioneve pasi kërkon të bëhet vetë president. 70 vjeç dhe një nga ata politikanë që e ka qenë në qeverisje që në kohën e Jugosllavisë, ai nuk dorëzohet.
Si një kërcu që nuk liron rrugë, ai tashmë po punon fort për ta larguar edhe Albin Kurtin nga rruga drejt kryeministrisë.

Isë, eja në Tiranë, ka vend edhe për ty. Gjej një karrige afër baba Takut, dhe ndani kujtime të vjetra. Ose shko në Akademinë e Gjinushit, bëj sikur bën ndonjë studim. Lëri të rinjtë të bëjnë ndonjë punë se dinë dhe kanë parë më shumë se ti, edhe pse kanë rrojtur më pak se ti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme