Spitali luksoz ku lindi Meghan Markle: Kaq kushton një natë aty

Lajmi së Meghan Markle padyshim që  morri  një vend të rëndëshishëm në mediat rozë, mirëpo një gjë nuk u fol ende.


Edhe pse u përfol se ajo donte të lindte në shtëpi, por kjo rezultoi që të jetë vetëm thashetheme mideatike.

Të paktën kështu u raportua nga mediat britanike të cilët u shprehën se dukesha e Sussex lindi djalin e saj në një spital amerikan Portland, pikërisht aty ku lindi edhe Victoria Beckham e cila thuhet se është një mike e ngushtë e saj, dhe për spitalin thuhet se shpenzimet kanë shkuar deri në 26 mijë dollarë.

Spitali është i njohur për pacientët e saj të klasit të parë, përfshirë Liz Hurley, Jools Oliver dhe dukeshën e Jorkut, me disa mami VIP që shpenzojnë qindra mijëra dollarë për të lindur foshnjat e tyre.

Portland ofron shërbim hotelerie me pesë yje për nënat e reja, me 36 dhoma private si dhe një çerdhe. Suitat e lakmueshme kushtojnë 2,300 $ në natë dhe përmbajnë një zonë të veçantë ku edhe mund të argëtohesh.

Po ashtu, është raportuar se spitali ka dhe dhoma të rezervuara për mbretër dhe VIP’i të tjerë që kushtojnë më shumë se 2,600 dollarë, ku pa diskutim që ka edhe shërbim 24 orë për secilën dhomë.

Lini Një Koment