SPRTK: Pagat e anëtarëve të Bordit të RTK-së deri 20 fish më të larta se në rajon

Sindikata e Pavarur e RTK-së, përkatësisht Kryesia e SPRTK-së përmes një reagimi ka ngritur shqetësimin për shfrytëzimin e parasë së taksapaguesve nga Bordi i RTK-së, që sipas kësaj sindikate merr paga më të larta se transmetuesit publikë të rajonit.

Në reagim thuhet:

Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ndaj pagave enorme të Bordit të RTK-së krahasuar me transmetuesit publikë të rajonit dhe më gjerë.

Sipas raportit të “South East Europian Media Ovbservatory”, të publikuar më 16 dhjetor 2016, Bordi i drejtorëve të RTK-së është shumëfish më i paguar se bordet e transmetuesve publikë të Hungarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi etj.

Bordi i RTK-së merr mbi 20 herë më shumë pagë se Bordi i Transmetuesit Publik në Slloveni.

Një anëtar në Bordin e Transmetuesit Publik në Slloveni paguhet vetëm 55 euro për takim, që mesatarisht mbahet një herë në muaj, ndërsa një anëtar i Bordit të RTK-së paguhet 1.156 euro.

Paga mujore e anëtarëve të Bordit të Transmetuesit Publik në Kroaci është 270 euro. Në vijim është tabela krahasuese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme