Srebrenicat e Sirisë

Udhëtimi me taksi për njëzet minuta nga stacioni në banesë në Halepin perëndimor kishte mjaftuar për ta parë se bashkatdhetarët ishin lodhur me diktaturën e Assadit. Doktori Amir Alhamo po kthehej nga Kosova në vendlindje në verën e vitit 2010.

Fytyrat e njerëzve në qytetin e lindjes ia kishin mbushur mendjen se Siria ishte para eksplodimit. Nëna, vëllai dhe motrat me familjet e tyre po prisnin sipas traditës me tryezën plot. Ai po u sillte një paralajmërim.

“Erdhën të gjithë dhe i kryem të gjitha ceremonitë e natyrshme familjare, dhe unë u thashë: Ky popull ka me eksplodu”, kujton siriani Alhamo vizitën e fundit para se Siria të përfshihej nga vala e “Pranverës arabe” në marsin e vitit 2011 me protestat e para paqësore në Daraa para se regjimi t’ua kthente tytat e armëve demonstruesve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Qyteti-gërmadhë

Nëna nuk donte t’i besonte parashikimit të të birit. Nënë Eminja lutej që të ruhej stabiliteti politik në Siri nga frika se mund ta pësonin civilët si në luftën e fundit të Irakut dhe në luftërat e gjysmës së dytë të shekullit njëzet në Lindje të Mesme.

“Thashë: Nanë, unë i vërejta prej taksisë fytyrat e njerëzve se ishin në depresion. Nuk pashë asnjë një njeri duke qeshë. Krejt ishin të mërroltë” .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme