Standardet e dyfishta të Buzhalës: Ja çfarë shkruante për Almirin, e ja çfarë thotë tani!

“Modestine anash, ama disa prej nesh qe kemi me shume ndjekes, pra qe kemi me shume lexues, duhet me pase edhe ma shume kujdes, e pergjegjesi, per cka shkruajme e per cka flasim….”, kështu kishte shkruar Berat Buzhala lidhur me tragjedinë e para pak kohe ku u shkel për vdekje Almiri 4 vjeçar. Por, si duket të njëjtat standarde nuk vlejnë për këtë gazetar kur duhet ta shpëtojë vetën nga gafet e tij që përpiqet t’i arsyetojë si sarkazëm. Në rastin e tentativës për grusht shtet në Turqi, me gjasë, Buzhala e kishte harruar “këshillën” që ai ua kishte dhënë të tjerëve kur reagonin lidhur me ngjarjen që i morri jetën vogëlushit 4 vjeçar.

Shkrimi i plotë i Berat Buzhalës

“Prita me kalu pak stuhia nacionaliste per femijen e vrare nga nje idiot ne Maqedoni, qe paska rastis me qene maqedon, edhe qe nuk po dyshoj qe e paska bere me motive etnike. Vec me u çu tash me akuzu krejt maqedonet per nje kriminel, ose per nje nacionalist, seriozisht eshte non sens. Njerezit me prirje kriminale vazhdimisht kane me gjete menyra per me ardh deri te krimi i tyre. Dikush per arsye fetare, dikush per arsye etnike, e dikush per ndonje arsye edhe me banale. Jam thellesisht i bindun qe per vrasjen e femijes, maqedoni nuk ka kerku perkrahje popullore, prej bashkesllaveve te tjere”, shkruan Buzhala ku nuk shpreh asnjë lloj dhimbje për humbjen tragjike. Eshte shume lehte me nxit me konotacione te tilla. Marre parasysh mentalitetin, sigurisht edhe gjen perkrahje. Por na nuk jemi ketu vec per kete pune. Modestine anash, ama disa prej nesh qe kemi me shume ndjekes, pra qe kemi me shume lexues, duhet me pase edhe ma shume kujdes, e pergjegjesi, per cka shkruajme e per cka flasim….”, shkruan Buzhala./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme