Statistika, analizë dhe parashikim: Chelsea – Arsenal

Chelsea dhe Arsenal do të takohen sonte në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Carabao Cup. Te dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshjes pas barazimit gjatë fundjavës në Ligën Premier.

Vendi: Londër, Staford Bridge
Koha: 10 Janar (e mërkure), ora 21:00

Stamford Bridge ka kapacitet prej 41,663 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Chelsea

Ross Barkley do të duhet të presë për të debutuar te Chelsea pasi vazhdon të shërohet nga një dëmtim serioz që e ka mbajtur jashtë fushave të blerta gjatë gjithë sezonit.

Antonio Conte nuk do të ketë probleme me lojtar para ndeshjes së parë dhe pritet të dal në fushë me ekipin e njëjtë që barazoi gjatë fundjavës 2-2 me Arsenalin.

Tiemoue Bakayoko nuk pati paraqitje të mirë në The Emirates dhe Conte mund të mendojë ta ndryshojë me Danny Drinkwaterin.

Alvaro Morata pritet të jetë në vijën e parë të sulmit pavarësisht që pati një numër të madh të lëshimeve para portës së Gunnersave.

Lojtarët e dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Arsenal

Arsene Wenger është gati ta pushojë Petr Cech pasi i premtoi David Ospinasmë shumë minutazh gjatë këtij sezoni.

Alexis Sanchez pritet të fillojë pavarësisht se është i lidhur me një lëvizje drejt Manchester Cityt, por një lëndim në gju mund të mbajë jashtë Mesut Ozilin.

Danny Welbeck do të presë që të fillojë në mungesë të Ozilit pas një paraqitje të mirë të Alex Iwobit.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do të duhen të presin deri në momentet e fundit pasi që nuk janë të përgatitur fizikish.

Sead Kolasinac, Olivier Giroud, Aaron Ramsey, Nacho Monreal dhe Laurent Koscielny nuk do të shfaqen deri në fundjavë shkaku i lëndimeve.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 11 të Ligës Premier dhe formacionet e mundshme

Analizë

Chelsea do të kërkojë të përfitojë nga avantazhi në shtëpi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales të Kupës së Ligës. The Blues nuk e kanë mposhtur Arsenalin në katër takimet e tyre të fundit, por nuk kanë humbur në shtëpi nga Gunners që nga tetori i vitit 2011.

Arsene Wenger ka humbur më shumë ndeshje vetëm kundër Manchester Unitedit (26) sesa ndaj Chelseat (19) në karrierën ndërsa Arsenali është më i dobët në këtë gjysmëfinale të parë.

Arsenali ka bilanc të dobët në ndeshjet si mysafirë gjatë këtij sezoni, duke fituar vetëm tre nga 12 ndeshjet e deritashme. Nottingham Forest të dielën eliminoi Arsenalin nga raundi i tretë i FA Kupës.

Arsenal luajti mirë në në barazimin 2-2 në shtëpi me Chelsean javën e kaluar, por duhet të kishte humbur atë ndeshje pasi Alvaro Morata humbi tre raste të pastra para portës së Petr Cech. Një udhëtim në Stamford Bridge është gjithmonë i vështirë ndërsa objektivi i Arsenalit është që të nxjerrë një rezultat të mirë para sfidës së dytë.

Parashikim i ekspertëve të Whoscored