Stili i Meghan Markle solli freski në familjen mbretërore

Dukesha e Sussexit ka lënë gjurmë të rëndësishme në industrinë e modës, me zgjedhjet e saj në veshje prej se i është bashkuar familjes mbretërore.

Prej se u bë i ditur lajmi i fejesës së princit Harry me ish aktoren amerikane, në nëntor të vitit 2017, shtëpitë e ndryshme të modës, disenjatorë të shumë dhe marka të njohura të veshjeve, kanë shprehur dëshirë ta veshin Dukeshën me koleksionet e tyre, derisa adhuruesit e familjes mbretërore, gazetarët e fotografët e shumtë, me padurim ka pritur të shohin se çfarë ka zgjedhë të vesh, Meghan Markle, në çdo paraqitje të saj publike.

Përgjatë vjetëve, anëtarët e familjes mbretërore kanë zgjedhur të vishen nga marka dhe disenjatorë të caktuar të modës të tillë si, Brandon Maxwell, Roland Mouret, “Dior” dhe “House of Nonie”.

Por efekti i Dukeshës së Sussexit me ardhjen e saj në Britani të Madhe, ka sjellë edhe disa ndryshime. Përveç markave të njohura, Markle shpesh është parë e veshur nga kompani dhe dyqane më të përballueshme për nga çmimi, si: “Marks and Spencer”, “Reiss” dhe “H&M”.

Ndërsa ndër markat e preferuara të saj mbetet shtëpia e modës “Givenchy”, e cila po ashtu është përkujdesur për fustanin e saj të nusërisë, të cilin e kishte veshur në dasmën e sa me princin Harry.

Këto konsiderohen disa prej veshjeve më të mira të Dukeshës së Sussexit, Meghan Markle: