Strategjia e Albin Kurtit për ta formuar qeverinë e ardhshme

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se mund të futen në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje dhe PSD’në në rast se vërejnë kalkulime të partive tjera që kanë qenë në pushtet.

Për të njëjtën çështje ka shkruar sot edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili thotë se mund të presin që të festojnë për fitore edhe pas zgjedhjeve, por sipas tij mund të festohet edhe para mbajtjes së tyre, duke krijuar një koalicion parazgjedhor me LDK’në dhe PSD’në që sipas tij do të rezultonte me 70 vota në Kuvendin e Republikës së Kosovës.ADVERTISING

Sipas tij më pas do t’iu duhej vetëm një partner i vogël, për të pasur 2/3 në Kuvend.

Në këtë shkrim lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e ka përmendur fare postin e kryeministrit, post për të cilin LDK’ja nuk ka ndërmend të lëshojë pe para zgjedhjeve.

Kurti ka paralajmëruar se do të ketë ‘pranverë’ në vjeshtë, kohë kur do të mbahen zgjedhjet.

Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

Koha që u ka mbetur është vonesa që e shkaktojnë. Dikur ajo matej me muaj, tash me javë, e së shpejti veçse me ditë të numërueshme. Ardhmëria kurrë nuk ka qenë më afër.

Meqë 22 gushti u la për shpërndarjen e Kuvendit, i bie qe zgjedhjet e reja të jenë me 22 apo 29 shtator, ose 6 tetor. Pra, do të kemi pranverë në vjeshtë. Fitorja jonë në këto zgjedhje e fut shpresën në zemrat e qytetarëve për ta nxjerrë shtetin nga kriza e dështimi.

Duhet të fitojmë e do të fitojmë. Mirëpo, kësaj radhe është e mundur që të fitojmë edhe para zgjedhjeve!

Po, mund të fitojmë pas zgjedhjeve atëherë kur në natën e raportimeve të komisionerëve nga vendvotimet, ankthi na bëhet festë. Ama mund të fitojmë edhe para zgjedhjeve këtë herë. Koalicioni paraprak i opozitës së vërtetë të deridjeshme të bëhet qeveri e mirë e së nesërmes. Asisoj do t’i kemi së paku 70 deputetë. Një partner i vogël pas zgjedhjeve do të ishte më shumë se i mjaftueshëm për shumicën absolute të 2/3 dhe gjithsesi i panevojshëm për shumicën e thjeshtë qeveritare.

Pra, mund të fitojmë edhe pa betejë. Mbase më mirë ashtu, sepse betejat e vërteta e të mëdha do t’i kemi pikërisht pas fitores. Sepse menjëherë duhet të ndryshojnë lajmet e mbrëmjes me qeverisjen tonë të re. Jo më skandale qeveritare por luftim i krimit dhe korrupsionit. Jo më emigrim porsi ekzod por punësim pa diskriminim. E kështu me radhë…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme