Studentët kundër funksionalizimit të kishës serbe në oborrine UP-së

Sakte.net / E shtune 17 Shtator 2016 / 10:46

Lëvizja “Studim, Kritikë, Veprim” përmes një njoftimit ka treguar se së bashku me organizata tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, me një aksion do të kundërshtojnë funksionalizimin e kishës së Krishtit Shpëtimtar, e ndërtuar në vitet ’90-a në kampusin universitar të UP-së.

“Sot, në orën 13:00 Lëvizja ‘Studim, Kritikë, Veprim’ së bashku me organizatat tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës do të realizojë një aktivitet pran Kishës Ortodokse Serbe, në Kampusin e Universitetit, përmes së cilës do ta kundërshtojmë funksionalizimin e saj”, thuhet në njoftim.

Këto ditë kisha ka marrë vëmendjen pasi një grup klerikësh dhe vullnetarësh ortodoksë nga Graçanica, fillimisht pastruan ambientin rreth kishës. Për t’u mos u mjaftuar me kaq, ata filluan ta lyenin pjesën e brendshme të kësaj kishe.