Suarez: Gerrard s’më lejoi të shkoj në Arsenal

Luis Suarez ka zbuluar se Steven Gerrard kishte ndërhyrë për ta ndaluar atë të mos largohej nga Arsenali verën e vitit 2013.

Vetëm 18 muaj pasi kishte kaluar në Liverpool nga Ajaxi, Suarezi kishte tentuar ta detyronte ekipin ta shiste në Arsenal, për shkak se të kuqtë kishin dështuar të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli kishte këmbëngulur në vendimin e tij për të mos e shitur uruguaianin te rivali i Premierligës dhe Suarez – i cili përfundimisht iu bashkua Barcelonës vetëm një vit më vonë, 2014, për një shumë të majme parash – zbulon se Gerrardi e kishte bindur të mos i bashkohej Arsenalit.

“Ne u kualifikuam në Europa League por sezoni mbaroi keq për ne”, tha Suarez për Otro.

“Isha gati t’i bashkohesha Arsenalit, e detyroja veten të shkoja, por Steven erdhi dhe më tha: ‘Të premtoj se nëse qëndron këtë vit, atëherë vitin tjetër do të shkosh në Bayern, Barcelona, Real Madrid apo në cilindo ekip që dëshiron, por qëndro këtë vit sepse në Arsenal nuk do të gjesh më mirë’”, zbuloi Suarez.

“Kjo ishte biseda ime e fundit me Gerrardin në atë moment dhe i thashë menaxherit tim se vendosa të qëndroj”, shtoi ai.

Lini Një Koment