Suarez: Kështu më ofendoi Neymar (VIDEO)

Luis Suarez ka zbuluar se është ofenduar nga Neymar, kur edicionin e fundit ia goditi topin që Messi e kishte pasuar për atë, gjatë ekzekutimit të një penalltie.

Yjet e Barcelonës ekzekutuan në mënyrë speciale një penallti në edicionin e fundit, në ndeshjen me Celta Vigon, kur Messi pasoi dhe Suarez shënoi.

Por pas ndeshjes, ishte zbuluar se ai top nuk ishte për Suarezin, por për Neymar.

Duket se intervenimi i Suarezit, nuk i ka pëlqyer aq brazilianit.

“Në stërvitje kam parë derisa Leo dhe Neymar po ushtronin atë, unë isha atje, por kjo ishte mes tyre. Dhe në lojë, pas që Neymar po qëndronte në anën tjetër. Kur topi erdhi afër meje, duke e ditur se goditja e tij është në gjakun tim, unë nuk munda të mos e godisja. Pastaj, Neymar me tha se jam një bastard, sepse sipas tij ia kisha vjedhur golin”, ka deklaruar Suarez, përcjell Lajmi.net.