Suharekë, përleshen vëllezërit me dru dhe shat

Dje në fshatin Reçan të Suharekës, rreth orës 15:48 minuta, ka ndodhur një përleshje mes dy vëllëzërve. Të dy janë përleshur fizikisht edhe me mjete të forta si: dru dhe një shati.

Po ashtu dyshohet të jetë përdorë edhe një pistoletë e kalibrit të vogël e cila është sekuestruar së bashku me një pushkë gjahu.

“Vëllezërit e dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë e më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim. Lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarve nën masën e arrestit policor.

Ndërkaq, gjatë orëve të mbrëmjes, Policia e Prizrenit e ka arrestuar një qytetar  pas një informate që bënte të ditur se i dyshuari kishte ekspozuar një armë zjarri. Arma e zjarrit është sekuestruar ndërsa i dyshuari ndalet në mbajtje”- thuhet në njoftimin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme