Sulmohen policët në Mitrovicë

Një person ka sulmuar policët në Mitrovicë.

Njësitë policore gjatë një pike të kontrollit në Mitrovicë, kanë tentuar ta ndalojnë një motor në të cilin ishin dy persona, mirëpo drejtuesi i motorit nuk është ndalur dhe gjatë kalimit e ka goditur njërin nga policët dhe ka vazhduar rrugën.

“Njësit policore gjatë një pike të kontrollit kanë tentuar ta ndalin një motor në të cilin ishin dy persona mirëpo drejtuesi i motorit mashkull K-Shqiptar nuk ishte ndal dhe gjatë kalimit pran e kishte godit me motor njërin nga policët në dorë dhe kishte vazhduar. Njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë, ku gjatë arrestimit njeri nga të dyshuarit ishte shfaqur shumë agresiv dhe kishte rezistuar duke e goditur njërin nga policët në kokë, ndërsa personi tjetër kishte ikur. I dyshuari ishte shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor. 

Lini Një Koment