Sulmohet fizikisht nga katër persona të panjohur, nuk ka të arrestuar

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi për shkaqe ende të panjohura është sulmuar fizikisht nga 4 persona të panjohur ku njëri prej tyre e ka goditur në shpinë disa herë dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Gjilan, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.

Lini Një Koment