Sulmuesi që po kërkohet nga Kosova shënon supergol në Zvicër

Sulmuesi kosovar që po kërkohet nga Kombëtarja Andi Zeqiri, ka shënuar një supergol në Zvicërr, shkruan Gazeta Metro.


Në kuadër të Kupës së Zvicrës, Lausanne ka regjsitruar fitore të thellë kundër Xamaxit me rezultat 6:0.

Në këtë ndeshje për Lausannen luajti edhe sulmuesi fantastik nga Kosova Andi Zeqiri. Madje, Zeqiri ia doli ta shënojë golin e fundit të ndeshjes sonte.

Ndryshe, në 14 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat, Zeqiri ka shënuar 12 gola. Ish-futbollisti i Juventusit është njëri prej më të kërkuarve nga Kombëtarja e Kosovës.

Lini Një Koment