Super Aston Martin i ri me 592 kuajfuqi

Aston Martin është duke përgatitur një version super të fuqishëm të modelit, Rapide, i cili është fotografuar gjatë testimit në pistën e Nurburgring të Gjermanisë.

Aston Martin Rapide AMR është veturë super sportive me katër dyer ndërsa që dihen pak detaje për të tani për tani, transmeton koha.net.

Rapide nën emrin AMR do të jetë më i fuqishëm, por me të njëjtin motor, 6.0 litërsh V12 i cili tani prodhon 592 kuajfuqi, fal adoptimit të sistemit të ri të shkarkimit të gazrave.

Aston Martin Rapide AMR shpejtësinë maksimale do ta ketë 338 kilometra në orë ndërsa çmimin fillestar do ta ketë 208 mijë euro, që është rreth 40 mijë euro më shumë se sa versioni standard.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme