Super-ylli i Premierligës thyen këmbën (FOTO)

Manchester City merr një lajm të tmerrshëm nga ylli i ri i skuadrës, Gabriel Jesus.

Anësori që shpërtheu te skuadra e Pep Guardiolës në ndeshjet e para, ka pësuar një lëndim të rëndë.

Ai ka thyer një nga eshtrat e pjesës së poshtme të këmbës, raportojnë mediat britanike, përcjellë “lajmi.net”.

Sipas këtyre informacioneve, Jesus do të jetë për tre muaj jashtë fushave.

Braziliani u lëndua në minutën e 15-të të ndeshjes ndaj Bournemouthit mbrëmë, duke ia lënë vendin Sergio Agueros. /Lajmi.net/

4221396001_5321919407001_5321906601001-vs