SuperHybrid me 965 kuaj fuqi prezantohet gjatë muajit që vjen në panairin e Gjenevës (Foto)

Puritalia Berlinetta e ka përfunduar modelin më të ri të SuperHibrid që ka 965 kuaj fuqi, të cilin do ta prezantojë në Geneva Motor Show, transmeton Telegrafi.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e këtij modeli, që thuhet se ka nivel të lartë luksi, ndërsa enterieri është përfunduar krejtësisht nga fibrat e karbonit.

Punimet që i janë bërë SuperHybrid pritet të shihen gjatë muajit që vjen në panairin e Gjenevës, ndërsa pritet t’ia kalojë edhe Ferrari LaFerrari që prodhon 950 kuaj fuqi.

Kompania italiane, nuk është edhe aq e popullarizuar në tregun e makinave komerciale, ndërsa njihet më së miri për punën që ka bërë në modelin 427, të inspiruar nga Shelby Cobra. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme