Superveturat ‘pushtojnë’ Londrën (Foto)

Filmi i pestë i sagës “Transformers” po pritet me padurim nga fansat, ndërkohë që fotografitë që vijnë nga sheshxhirimi i Londrës do ta bëjnë edhe më të ethshëm padurimin.

“Transformers: The Last Knight” bëri që në kryeqytetin e Anglisë të vinin vërdallë disa supervetura, përfshirë një Lamborghini Centenario, një Chevrolet Camaro dhe një Aston Martin DB11, transmeton TCH.

lond1

Mes tyre ishte edhe një McLaren 570 kuqezi, që shkon nga 0 në 100 km/h për 3 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale 330 km/h.

Ndërkohë, Lamborghini Centenario është vetëm një nga 40 të ndërtuara dhe për këtë arsye kushton rreth 2 milionë euro.

Trupa e xhirimit po filmonte një skenë ndjekjeje nga policia.

lond2

“Transformers: The Last Knight” do të shohë rikthimin e Mark Wahlberg si Cade Yeager, Josh Duhamel si koloneli Lennox, Tyrese Gibson si Robert Epps dhe Stanley Tucci si Joshua Joyce.

lond3lond4lond4alond5lond6lond8lond9lond10

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme