Suzuki Jimny i ri, një “bizon i zi” i vogël (FOTO)

Jimny i ri i kompanisë së njohur japoneze të veturave, Suzuki, tashmë është bërë i famshëm për kompanitë që merren me modifikimin e veturave.

Së fundmi, me këtë model të ri të Suzukit është marrë kompania e njohur Wald International e cila është e njohur me paketat e saja “Black Bison” për modifikim të veturave, transmeton Koha.net.

Wald International, për këtë Jimny të ri ka zgjedhur eksterier “agresiv” duke u frymëzuar nga G-Class e Mercedesit, kështu duke e bërë atë që të duket sikur një “bizon i zi” i vogël.

Gjithashtu, Wald Internationl ka zgjedhur edhe mbrojtësin e rinj anësor të zgjeruar, maskën e përparme të re, mbrojtësit të tjerë të rinj, dritat LED në çati, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler), si dhe set të ri të rrotave me goma Off-Road.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme