Tahiri akuzon VV’në: Një deputet i juaji i ka shkruar ITU’s që të mos na e japë kodin

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, në seancën e rregullt të Kuvendit ka drejtuar akuza kundrejt deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se një deputet i kësaj partie i ka dërguar letër ITU’së duke i kërkuar që Kosovës t’ia refuzojë marrjen e kodit telefonit.

“Një deputet i Vetëvendosjes i ka shkruar letër ITU‘së duke i kërkuar që të mos i japi kodin telefonik Kosovës. Kosova ka marrë kodin telefonik ndërkombëtarë 383 nga ITU”, ka thënë Tahiri gjatë seancës së Kuvendit.