Tahiri kërkon nga organet e rendit sjelljen para drejtësisë të autorit të vrasjes në Prishtinë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ngushëlluar familjen e viktimës që u vra sot në Prishtinë, ndërsa ka ftuar organet e rendit që të sjellin para drejtësisë autorin e vrasjes, transmeton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i drejtësisë ka thënë se institucionet rendit e kanë mbështetjen e plotë në luftimin e krimit që po merr jetë njerëzish.

Statusi i plotë i ministrit Abelard Tahiri:

Sot u tronditëm nga një rast i rëndë i vrasjes së një të riu në Prishtinë. Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe njëherit uroj që të jetë rasti i fundit kur merren jetë njerëzish. Kam dhënë mbështetjen time të plotë organeve të policisë dhe prokurorisë që autori i krimit të gjendët sa më parë dhe të dalë para përgjegjësisë. Humbja e jetës dhe veçmas një të riu në këto rrethana është tërësisht e papranueshme dhe ne si shoqëri duhet të reflektojmë për t’i mbyllur derën një herë e përgjithmonë krimit në Republikën e Kosovës. Bashkëndjej dhimbjen e familjes. Me konsideratë të lartë,

Abelard Tahiri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme