Tahiri mohon takimin me Rakiqin e Bahtirin për murin në veri

Rrënimi i murit në veri të Mitrovicës nuk ka ndodhur ende ani pse ishte paralajmëruar se kjo gjë do të ndodhte deri në fund të muajit janar.

Lidhur me këtë çështje, sot në media është raportuar se është zhvilluar një takim në mes kryetarit të Mitrovicës veriore Goran Rakiq, ministres për Dialog, Edita Tahriti, dhe kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtirin.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar për Telegrafin vetë ministrja Edita Tahiri.

“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë shkurt Tahiri.

E për një takim të mundshëm sot lidhur me murin ilegal në Mitrovicë, e kishte paralajmëruar vetë Rakiq mbrëmë pas takimit që zhvilloj me kryeministrin  serb, Aleksandar Vuçiq./Telegrafi/