Tahiri: Ndërkombëtarët s’duan zgjedhje

Taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe e boshnjake duhet të hiqet apo të pezullohet në periudhë një mujore më mënyrë që vendi t’i ikë bllokadës nga e cila po rrezikohet. Kështu po vlerëson analisti politik, Ramush Tahiri që në një prononcim për Gazetën Express ka deklaruar se ndërkombëtarët duan një zgjidhje të situatës, por, pa shkuar në zgjedhje
Tahiri duke folur fillimisht për taksën, po thotë se ajo është vendosur një anshëm dhe nuk është në harmoni me parimet e tregëtisë së lirë, e rrjedhimisht duhet të hiqet.

“Para se gjithash tarifa doganore e vënë nga Qeveria e Kosovës për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina duhet të pezullohet për një afat të caktuar ose duhet krejtësisht të hiqet pra të anulohet. Kjo masë është vënë njëanshëm, nuk është në përputhje me rregullat e CEFT -ës, nuk është në harmoni me parimet e tregtisë së lirë, nuk i kontribuon marrëdhënieve fqinjësore dhe rajone dhe së fundmi është një masë e ndërmarr me motive dhe arsyetim politik por që penalizon marrëdhëniet ekonomike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, thotë analisti politik.

Tutje, sipas tij, zgjidhja më e mirë momentale për Kosovën është që taksa të pezullohet ose të hiqet në mënyrë që të krijohet mundësi për vazhdim të dialogut Kosovë -Serbi.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte që taksa të pezullohet nga Kryeministri përkatësisht Qeveria e Kosovës së paku për gjashtë muaj në mënyrë që gjendja të sh’tensionohet, që të nisë dialogu në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë për normalizim të marrëdhënieve dhe që Kosova të kthehet në bashkësinë ndërkombëtare si shtet, duke iu dhënë shansin zhvillimit të rregullt të marrëdhënieve me SHBA dhe BE”, shton Tahiri.

Ai ka komentuar edhe deklarimin e kryeministrit Ramush Haradinaj se taksa nuk do të hiqet, duke e parë atë si bllokadë të sistemit në vend.

“Kryeministri është deklaruar se as nuk e heq taksën as nuk e vë në mbledhjen e Qeverisë për shqyrtim të rregullt heqjen e tarifës doganore. Kjo do të thotë një bllokadë e tërësishme e sistemit që nuk ka zgjidhje as nëse dorë hiqet apo shkarkohet Kryeministri përkatësisht i votohet mosbesim Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës”, thotë analisti Tahiri, duke komentuar edhe qëndrimin e LDK’së, se nuk do të marrin pjesë në rrëzim të Qeverisë e as në ndërim të një qeverie të re.

“Gjendja rëndohet edhe më tej me deklarimin e liderit të LDK -së ,se kjo parti nuk do të marr pjesë as në rrëzimin e Qeverisë e as në ndërtimin e një Qeverie të spektrit të gjë që duke u bërë pjesë kjo parti. Kjo i bien praktikisht se taksa nuk mund të pezullohet ose hiqet, por as Qeveria të dorë hiqet”, shton ai.

Një opsion tjetër sipas tij është edhe tërheqja e ministrave të PDK’së, që do të kishte rezultat shkuarjen në zgjedhje brenda 45 ditëve, por, masa ndaj produkteve serbe e boshnjake do të vazhdonte të qëndronte në fuqi.

“Tash duket mbetet metoda e sprovuar njëherë nga LDK, që do të thotë se PDK do të tërhiqet nga Qeveria duke i dorëhequr ministrat e saj dhe duke pamundësuar punën e Kryeministrit Haradinaj. Në këto kushte taksa mbetet e vendi shkon më zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 45 ditëve”, thotë Tahiri, duke përfunduar se me këtë nuk pranohen faktori ndërkombëtar.

“Me ketë nuk janë të kënaqur faktori ndërkombëtar dhe miqtë e Kosovës që po dëshirojnë marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë të arrihet në qershor ndërsa Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara në muajin shtator të këtij viti”, deklaroi analisti Tahiri.

Taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake po mbetet në fuqi, pavarësisht presionit ndërkombëtar që po bëhet për heqje të saj. Tashmë në vend, kreu i Qeverisë nuk ka përkrahjen e partnerit kryesor të koalicionit PDK’së, për këtë vendim, derisa është deklaruar se deri në njohje reciproke nuk do të ketë ndryshim të këtij vendimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme