Takim i pazakonshëm në Shtëpinë e Bardhë: Trump pret Kim Kardashianin

Emrat e Donald Trump dhe Kim Kardashian na kujtojnë personazhe kontraverse televizive. Por, që të dy kanë çuar karrierat në një nivel tjetër, pasi janë takuar zyrtarisht në Dhomën Ovale të Presidencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Metro.

Kardashian shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për reformën në burgje si dhe për të lobuar për faljen presidenciale të Alice Johnson, një gruaje 63 vjeçe që ishte dënuar me burg të përjetshëm për posedim droge.

Modelja e njohur fillimisht mësoi për të në rrjetet sociale dhe pastaj u angazhua që ajo të falet. Për këtë ajo është takuar edhe me Jared Kushner dhe Ivanka Trumpin.

Të dy u shprehën të kënaqur me takimin dhe falënderuan njëri tjetrin pas takimit. Pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, Kim shkoi në shtëpinë private të çiftit Kushner-Trump.

Alice Johnson ka 21 vjet që është në burg dhe dënimi i saj konsiderohet nga shumë njerëz si i mjaftueshëm për deliktin që ka kryer. /gazetametro.net

Lini Një Koment