Takimi i Madonnas me djalin pasi humbi kujdestarinë (Foto)

Këngëtarja e famshme, Madonna dhe djali i saj Rocco janë fotografuar së bashku, për herë të parë që nga java e kaluar, kur ajo humbi kujdestarinë për të, karshi ish-burrit të saj, Guy Ritchie.

Burime të DailyMail kanë bërë të ditur se 58-vjeçarja dhe djali i saj 16 vjeçar janë parë së bashku në një restorant në Notting Hill të Londrës.

Këto burime thonë se ata dukeshin të lumtur dhe të relaksuar, teksa shijonin darkën në prani të njëri-tjetrit.

mas1mas2mas3