“Takimin Thaçi-Putin e mundësoi Vuçiqi”

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, që ia kishte mësyrë edhe karriges të të parit të OKB-së, ka thënë se takimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi në Paris është bërë i mundshëm nga Aleksandër Vuçiq.

Duke kritikuar Vuçiqin për këtë, ai e ka cilësuar si “turp mbi turpin”.

Duke e postuar fotografinë e takimit Thaçi-Putin, Jeremiq ka thënë se “kjo është pasojë direkte e vizitës së tetorit të Vuçiqit në Moskë, ku ia prezantoi Putinit planit e tij dhe të Thaçit për ‘demarkacion’, që nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

“Turp mbi turpin. Kjo nuk do të ndalet derisa në krye të shtetit është palaço i paturp dhe paskrupullt”, ka thënë Jeremiq.

Takimi i Thaçit me Putinin u kritikua edhe në Kosovë. Deputetja më e votuar në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ky takim nuk është i papritur, meqë, siç ka thënë, “për herë të parë një politikan shqiptar mbështet planet serbo-ruse”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme