Taravari: LSDM-ja në zgjedhjet lokale të nxjerr kandidat shqiptar për kryetar komunë në këto qytete, Ohër, Manastir, Krushevë, Shkup

Sekretari i përgjithshëm i LR PDSH-së, doktori Arben Taravari në një status të tij në facebook ka pyet LSDM-në se në zgjedhjet lokale të këtij viti që duhet mbahen në prill, se a do të nxjerr kandidat shqiptarë për kryetar komunash në Ohër Manastir, Krushevë, Shkup.

“Për ta dëshmuar orientimin qytetar, LSDM-ja në këto zgjedhje duhet të kandidon Shqiptar për kryetar komunash në Ohër, Manastir, Krushevë, Shkup. Nëse ja del të bind antarsinë e vet që duhet përkrahur dhe votuar masovikisht kandidat të tillë, atëhere padyshim që jemi rrugës së drejtë.”, ka shkruar Taravari./ina