Taravari, mos shpifni! Para fakteve nuk heshtin veç të marrët!

Shpifje të kulluara! Me vjen keq që adresohet nga portale të afërta me Lëvizjen Besa. Shumë jokorekte! Opozitarizëm nuk bëhet kështu, shpifja është gjynah edhe me fe!

E vërteta është se unë kam qenë për bashkim opozitar edhe me Lëvizjen Besa. Por ka edhe një të vërtetë tjetër, se Ziadini ka qenë akoma më shumë pro bashkëpunimit opozitar. Të gjithë ne në LR PDSH kemi qenë për bashkim opozitar. Por ka edhe një të vërtetë akoma më të madhe që Lëvizja Besa kurr ska qenë për bashkepunim siç duket me ne bënte takime ndërsa me Menduh Thaçin marveshje për të na shkatëruar neve”, kjo është përgjigjja që i ka dhënë midis të tjerash pas publikimit të materialit lidhur me zhvillimet e brendshme në LrPDSH, Arben Taravari sekretar i përgjithshëm i kësaj partie.

Në vijim e gjeni përgjigjjen që portali Sakte.net i ka dhënë sekretarit i cili tash i ka dhënë të drejtën vetvetes edhe të klasifikojë mediumet.

“z. Taravari, portali Sakte.net eshte i afert me BESEN poaq sa me LrPDSH. Ne thelb, deri tani kemi ndjekur politike redaktuese opozitare. Nese deshironi dhe eshte ne rrafshin e pergjigjes,mund ta publikojme edhe kete pjesen per Levizjen BESA”.

Përndryshe, e tërë kjo polemikë e panevojshme dhe jo serioze nga ana e një përfaqësuesi të lartë u zhvillua në momentin që portali Sakte.net adresoi shqetësimet e shumta të njerëzve të Lr PDSH’së të cilët prisnin që kryesia e tyre të reflektojë lidhur me rezultatin zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët ku ajo doli forca e parafundit politike në Maqedoni, me vota thuajse të përafërta me PDSh, ndërsa dallimi i vetëm ishin 6.000 votat e Vesel Memedit të RDK’së në Gostivar.

Në tekstin e shpërndarë nga ana e z. Taravari është dhënë shpjegimi brenda tekstit dhe titulli është vënë me pikëpyetje. Portali Sakte.net posdeon edhe shumë informata të tjera që z. Taravari, si njeri parimor ka kërkuar përgjegjësi edhe më të madhe brenda subjektit të tij politik, por ne nuk kemi pranuar t’i bëjmë publike. Rrjedhimisht, nëse dikush duhet të kërkojë falje është vetë z. Taravari për shpifjet e ulta në adresë të portalit Sakte.net, e jo ne si medium që raportojmë për çështje që janë në interes publik, si dhe kanë të bëjnë me qëndrimet dhe konsistencën e politkanëve.

Para fakteve nuk heshtin veç të marrët!/Sakte.net

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme