Tare optimist: Lazio gati të luaj në Ligën e Kampionëve

kuadra e Lazios dje mësoi si grupin e kundërshtarëve grupin në kuadër të Ligës së Kampionëve Skuadra italiane i takon grupit F’, ku do të përballet me Zenitin, Dortmundin dhe Club Brugge, ytransmeton Gazeta Metro.


E për grupin e Ligës së Kampionëve ka reaguar edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare. Ai vlerësoi kundërshtarët duke shfaqur njohuri të detajuara për ta.

“Përshtypja e parë e imja është se ne kemi një grup pozitiv, Lazio mund të luajë kundër tre skuadrave të grupit, të gjitha me shumë përvojë evropiane. Borussia Dortmund kohët e fundit ndryshoi trajnerin e tyre, luan futboll sulmues dhe spektakolar. Zenit kanë talent të rëndësishëm, ata janë ekipi shumë fizi. Ata kishin disa vështirësi me tregun e transferimeve, për ne do jemi një kundërshtar i fuqishëm. Klubi Brugge ofron një futboll të këndshëm dhe agresiv, në Belgjikë është ndoshta më i miri për momentin. Merr pjesë çdo vit në Ligën e Kampionëve dhe me siguri se do të na bëjnë probleme”, tha Tare

Lazio këtë sezon ka përforcuar skuadrën edhe me sulmuesin e kombëtares kosovare Vedat Muriqin mes tjerëve.