Tash mund të rrëzohet Qeveria, Opozita i ka votat e Listës Srpska

Prej tash e tutje, LDK, VV e PSD i kanë numrat për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Dhjetë deputetët e Listës Srpska kanë ofruar votat e tyre për ta dërguar Ramush Haradinajn në shtëpi. Edhe Qeveria e Isa Mustafës ishte rrëzuar edhe me votat e deputetëve serbë.
Lista Serbe në krye me Sasha Milosavljevic, ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ata janë Miljana Nikoliq, Zoran Mojsiloviç, Jasmina Zivkoviç, Jelena Bontiç, Verica Ceraniç, Igor Simiç, Slavko Simiç, Srdjan Mitroviç dhe Adem Hoxha.

Në komunikatën e Listës Serbe, ku flitet se do të mbështesë përpjekjet për rrëzimin e Qeverisë, ndër të tjera thuhet edhe se “serbët e Kosovës nuk mund dhe nuk duan të jenë peng i përfaqësuesve të papërgjegjshëm shqiptarë dhe luftës demagogjike dhe kapriçioze për mbijetesën e tyre politike”. /Express/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme